Partia Socialiste ka marrë fitore edhe në Njësinë nr.7, Kombinat, në Tiranë. Kandidatja për deputete e kësaj Njësie, Belinda Balluku ka falënderuar të gjithë qytetarët, strukturat e PS-së, babain e saj që e shoqëroi përgjatë fushatës ,si dhe dy fëmijët e saj.
Teksa u shfaq vetëm me vajzën në një deklaratë, pasi djali nuk pranonte të dilte në publik, Balluku tha se kjo fitore e jashtëzakonshme për të nuk mund të ishte e tillë pa mbështetjen e tyre.
Balluku konfirmoi se kur Shqipëria t’i japë mandatin e tretë Partisë Socialiste do vazhdojë puna me ritme të shpejta.
Balluku: Falënderoj burrat dhe gratë e Kombinatit për të gjithë punën që bëjnë. Falënderoj babain tim, i cili erdhi me mua në fushatë për PS. Falënderoj Belen dhe Kolin, dy fëmijët e mi se nëse do më kishin kërkuar që unë të rrija më shumë me ta dhe nuk do më kishin lejuar të dilja në terren nuk do ia kisha dalë dot të merrja këtë rezultat.
Por Belen edhe i vëllai kuptuan që kjo është një luftë për ta dhe fëmijët shqiptarë ndaj dhe më dhanë leje që unë të punoja maksimalisht. Ne erdhëm me fitore dhe Belen është pjesë e kësaj fitore.
Ky është vetëm fillimi, për Kombinatin dhe të gjithë. Para na pret një rrugë e gjatë dhe me shumë punë.
Kur Shqipëria t’i japë mandatin e tretë historik Partisë Socialiste, nuk do na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë punën vetëm si në dimë ta bëjmë.
Top Channel