Gazetarja Anila Hoxha ndodhet në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë, përkatësisht qendra e votimit 1714, ku procesi i votimit vijon manualisht.

Problemi  me pajisjen e identifikimit ka krijuar grumbullim në qendër.

 “Po na pengon iu kthyem manualisht prej 2-3 orësh, morëm vendim për të mos lënë votuesit të presin njoftuam ata dhe vijuam manualisht, do të presim teknikët të na kontaktojnë. Nuk mendoj se radhët e gjata kanë lidhje me pajisjen. Nuk kemi pasur problem të tjera. Të gjitha numrat janë tek dera, ata nuk e kanë parë më parë e prandaj mund të ketë sjellë dyndje”, tha kryetari i komisionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA