Tjetër incident/ Qytetari konfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, pse nuk e la të votonte familjarisht. Largohet dhe merr fletën e votimit me vete

25/04/2021 11:35

Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës.

Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Ky është rasti i tretë i një incidenti të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arrestuar nga policia.

Po ashtu një tjetër rast është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA