Vetëplagosja e 18-vjeçares brenda hotelit në Tiranë, arrestohet Erisjaldo Gjuta për moskallëzim krimi dhe armëmbajtje pa leje
Në Durrës shtabi socialist atje, në një denoncim të tyre thonë se brenda ambjenteve të shkollës “Njazi mastori”, përfaqësuese të LSI kanë hyrë me bodigardë në qendrat e votimit duke u bërë presion komisionerëve.
“Shemsi Premci i LSI në njësinë administrative, Durrës, te pallatet ndalojnë njerëz që hyjnë në votim’, thuhet në denoncimin e tyre.
Shtabi socialist thotë më tej se Kontiana Kuçi, Kryetare e LSI Durrës u bënë presion komisionerëve dhe votuesve të lagjes 5 në Durrës.
Por pas këtij denoncimi të PS, ka reaguar vetë Shemsi Premçi, i cili e hedh poshtë këtë gjë: Genjeshter e madhe sepse ne kemi qenë ne oborrin e Shkolles dhe jemi mix duke pershendetur njëri tjetrin te majt e te djatht. Me sa duket janë trembur humbsit…!

Top Channel