Shefja e vëzhguesve të misionit të OSBE/ ODIHR, Urszula Gaçek në një prononcim për mediat pasi ka mbaruar vëzhgimin nga një qendër votimi në Tiranë, ka bërë me dije se vëzhguesit e OSBE/ODIHR nuk janë në Shqipëri për të dhënë rekomandime.
Ajo ka sqaruar se një raport paraprak në lidhje me konkluzionet e vëzhguesve do të jepet nesër pasdite, në një konferencë online, ku edhe gazetarët do të marrin pjesë e mund të bëjnë pyetje.
Urszula Gaçek: Ne sëbashku me kolegët që kanë mbërritur në Shqipëri në që në 17 mars po vëzhgojmë procesin e votimit. Është dita më e rëndësishme për ju. Të gjithë pyesin se cili është impresioni i ambasadores kur ajo po shkon në qendrat e votimit, por mund t’ju them se ajo që vëzhguesit bëjnë sot është vetëm një pjesë e vogël e të gjithë procesit.
Kjo është arsyeja pse deri nesër pasdite nuk do japim asnjë raport në lidhje me atë çka ka ndodhur gjatë gjithë vëzhgimit tonë.
Kështu jemi këtu për t’ju treguar se misioni ynë është për të vëzhguar, jo për të këshilluar apo për të dhënë rekomandime.
Kur gjithë procesi të mbarojë dhe të kemi mbledhur faktet shpresojmë që të dalim me një raport të drejtë për të gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri.
Do ju kërkoja të tregoni durim deri nesër pasdite ku do të zhvillohet një konferencë online dhe do jemi në gjendje t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja dhe për të komunikuar vëzhgimin që nga momenti vëzhguesit kur kanë mbërritur në Shqipëri.
Kjo është arsyeja pse sot nuk do t’i përgjigjem pyetjeve por do të shkoj në terren.
Top Channel