Albin Kurti voton në njësinë numër 5 në Tiranë: Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë

25/04/2021 10:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje.

“Sot është dita e demokracisë. I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë atdheun, duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave që secili ka. Dita është e bukur. E diel me diell. Moti është i mirë. Kështu do të jetë deri në mbrëmje. Ju uroj ditë të bukuar edhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri që ashtu sikurse se unë e kam pasaportën e Shqipërisë”, tha Kurti.

Kujtojmë se Kurti ka tre kandidatë të pavarur në këto zgjedhje parlamentare, Kreshnik Mergjani, Bojken Abazi dhe Iliaz Shehu, përkatësisht në Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB