Shqipëria sot, 24 prill 2021, ka hyrë në heshtje zgjedhore, kjo pasi ditën e nesërme pritet që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.
Në zgjedhje do të marrin pjesë 16 subjekte politike, mes tyre dy të pavarur, si dhe partitë PS, PD dhe LSI,këto dy të fundit kanë firmosur një koalicion pas zgjedhor për bashkëqeverisje.
Deklaratat e liderëve politikë
Përgjatë një muaji liderët e partive politike kanë bërë fushatë, e cila herë pas here është shoqëruar edhe me tensione. Kryeministri aktual Edi Rama në deklaratat e tij është shprehur i bindur se PS do të fitojë një mandat të tretë qeverisës për të vijuar punët që kanë mbetur përgjysmë për shkak se ky mandat i dytë iu pre në mes nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e koronavirusit që ‘gjunjëzoi’ botën mbarë.
I bindur për fitore shprehet edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se përgjatë këtij një muaji ka parë në sytë e shqiptarëve dëshirën për ndryshim.
Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka përqendruar vëmendjen e saj tek kthimi i të rinjve në vendin e tyre dhe ndalja e emigracionit, pasi sipas saj ky është një ndër problemet më themelore të vendit tonë.
Përgjaket fushata në Elbasan
Ditët e fundit të fushtës shënuan edhe një viktimë në Elbasan. Pjerin Xhuvani humbi jetën pas përplasjes me armë zjarri mes strukturën për mbrojtjen e votës në këtë qytet dhe simpatizantëve të PS-së. Konflikti nisi psi demokratët pretendonin se një makinë kishte nisur të shpërndante para pr blerjen e votës.
Po ashtu si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur edhe katër persona, mes tyre edhe një efektive policie. Pjerin Xhuvani u qëllua me armë nga ish-efektivi i forcave RENEA, Arbër Papleka, i cili më pas është vetë dorëzuar në polici.
Qëndrimi i Kreut të Shtetit gjatë fushtës
Presidenti i Republiks, Ilir Meta k ashpërsuar tonet gjatë fushatës elektorale, ndërsa thuajse në çdo dalje të tij i ka bërë thirrje shqiptarëve që ta mbrojnë votën e tyre dhe nëse ajo grupe të caktuara tentojnë ta cenojnë atë të mprehin sëpata dhe cfurgje.
Për këtë deklaratë ambasadorja amerikane Yuri Kim jo më lar se dje ‘i tërhoqi veshin’ Ilir Metës duke i kërkuar që të përmendë më sëpatat, pasi zgjedhjet duhet që të zhvillohen të lira dhe të ndershme, por këto praktika i përkasin së shkuara.
Ky reagim i diplomates amerikane acaroi së tepërmi Presidentin Meta, i cili i kërkoi Yuri Kim që të mos “marrë më në mbrojtje Edi Ramën”.
Por presidenti shkoi edhe më tej në komentin për diplomaten e Washingtonit në Tiranë. “E përqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll ndërhyre në punët e brendshme të Shqipërisë në këtë mënyrë të njëanshme. Deklarata e Yuri Kim është një turp dhe e ftoj Ambasadoren të vijë tani live në studio bashkë me Edi Ramën të ballafaqohemi para shqiptarëve”- tha Meta.
Top Channel