Ambasada është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve, njofton ambasada e SHBA-së në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer“, thekson më tej.

Ambasadorja  e Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim ka qenë e pranishme në sferën politike, ku ka bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe u ka kërkuar drejtuesve të partive politike të mos nxisin konflikte.
Sot, Kim u takua me kryedemokratin Basha, ku përsëriti thirrjen për zgjedhje të lira dhe të qeta. “Ne e ritheksojmë se nuk mbështesim asnjë forcë politike apo kandidatë. Por, në mënyrë absolute mbështesim të drejtën për të gjithë qytetarët të votojnë paqësisht dhe të lirë”.

Madje, dje ambasadorja i kërkoi Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ndjekë penalisht këdo që përpiqet të pengojë qytetarët të votojnë të lirë. “Ne e nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive krimet zgjedhore”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA