348 policë janë angazhuar në Berat në ruajtje të objekteve zgjedhore gjatë ditës së nesërme.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat/Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për Kuvendin e Shqipërisë, Policia e Beratit po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Nga strukturat e Policisë Berat janë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë territorin e qarkut.
Punonjësit e policisë janë paraqitur sipas detyrës së përcaktuar pranë këtyre objekteve, për ti marrë në ruajtje.
Nga shërbimet e policisë janë marrë në ruajtje në të gjithë territorin e qarkut:
-277 Qendra Votimi
-6 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor
-6 Vendnumërim të Votave
Për ruajtjen e KZAZ-ve dhe Qendrave të Votimit, Drejtoria Vendore e Policisë Berat, ka angazhuar 248 punonjës policie.
Ruajtja e Objekteve Zgjedhore do të vazhdojë deri në orën 06:00 të datës 25.04.2021, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Pranë strukturës vendore të Policisë funksionon grupi i drejtim – koordinimit, i cili është ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit dhe për një komunkim sa më efikas dhe në kohë reale me median e publikun. Policia e Beratit, ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve që qytetarët të votojnë të lirë dhe të qetë.
Top Channel