Shpërndanë tollona karburanti te fermerët, PD Vlorë dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për…

24/04/2021 14:38

Partia Demokratike e Vlorës ka dorëzuar në Prokurorinë e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallëzimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

PD njofton se Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjencisë Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Njoftimi i plotë:

Partia Demokratike dega Vlorë ka dorëzuar pranë organit të Prokurorisë së shkallës së parë të rrethit gjyqësor Vlorë kallezimin penal drejtuar Agjencisë Rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, konkretisht për përgjegjësin e sektorit të drejtorisë Rajonale të Extensionit Bujqësor, Fejzi Nezha.

Kallëzimi ka ardhur pasi sipas Partisë Demokratike, ky i fundit ditën e sotme ( 24 prill 2021, heshtje zgjedhore)  ka kryer veprën penale të Shpërdorimit “Korrupsion aktiv në zgjedhje”  parashikuar nga neni 328\a. Nezha, si drejtues i sektorit dhe punonjës të tjerë të Agjensise Rajonale të Bujqësisë, ditën e sotme kanë shpërndarë tollona karburanti tek fermerët.

Partia Demokratike e Vlorës e ka shoqëruar kallëzimin në Prokurori me fakte, pamje filmike të cilat vërtetojnë pretendimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA