Etion Joka, kandidati per deputeti i Lëvizjes Socialiste per Integrim ne Tirane, është shpallur ne kërkim nga policia per blerje te votave.
Ai është marrë nën hetim nga SPAK me akuzën e shitblerjes së votës menjëherë sapo u transmetuan disa video ku ai është regjistruar duke premtuar para në shkëmbim të votave.
Oficeret e policisë gjyqësore kryen veprimet hetimore menjëherë pas këtij lajmi, por vet Joka nuk është gjendur ne banesën e tij. Pas transmetimit të videove në Top News, Top Channel e kontaktoi kandidatin e LSI, i cili mohoi gjithçka. Më pas ai ka fikur telefonin duke shkëputur çdo kontakt dhe oficerët e policisë gjyqësore nuk e kanë gjetur as në banesë.
Në videot e transmetuar në Top News shfaqet edhe një tjetër person në rolin e sekserit. Ai quhet Edison Babo, dhe është arrestuar nga policia per korrupsion pasiv ne zgjedhje. Ai vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI dhe badigardin e ish kryeministrit Berisha.
Top Channel