“Kemi bërë disa kontrolle por nuk e kemi gjetur”/ Policia në kërkim të Etion Jokës, pas videos ku blinte votat. Kapet Edison Babo

24/04/2021 10:24

Pas videos të publikuar dje në Top News se kandidati i LSI Etion Joka blinte vota, policia ka nisur veprimet. Ndërsa SPAK ka regjistruar çështjen hetimore.

Policia thotë se ka arrestuar Edison Babon i cili dhe ai shfaqet në video duke bërë pazare për blerjen e votës, ndërsa kërkojnë ende Etion Jokën.

Në një video ekskluzive në Breaking dje, në Top News u pa me zë e figurë se si kandidati i LSI Etjon Joka blen votat në Tiranë. Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo me LSi, vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

Tako Monikën, fol me Monikën , thotë ai.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA