Izraeli nuk ka regjistruar asnjë humbje jete nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit për herë të parë në 10 muaj.

Numri i viktimave ditët e fundit ka rënë në nivele minimale.

Sipas ekspertëve, ky është një tjetër tregues i suksesit të procesit të vaksinimit masiv. Shifrat tregojnë se 53% e popullsisë ka marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. Ky nivel është më i lartë tek moshat madhore, 80% e të cilëve janë vaksinuar plotësisht. Në nivele të ulta janë edhe infektimet ditore.

Në nivelet më të ulta janë infektimet ditore dhe në Britaninë e Madhe, një tjetër vend që po korr sukses në luftën kundër koronavirusit, ku vaksinimi masiv ka arritur në nivele të larta.

Situata vazhdon të jetë e qëndrueshme në pjesën tjetër të Europës, ku Franca vijon të ketë shifrat më të larta ditore. Kriza në pavionet e terapisë intensive vijon edhe në Greqi, ku në rastet e infektimeve vazhdojnë të jenë në nivele të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA