“Gjoba s’është alternativa e parë, po e bëre këtë, ia ke dalë”, Braçe mesazh Dash Sulës: Kush do të flasë për fshatin tani? 13/02 22:40
Burime pranë KZAZ Devoll bëjnë të ditur se përgjatë 2 ditëve janë larguar 10 komisionerë të LSI në qendrat e votimeve në Devoll.
Sipas të njëjtave burime shkak i largimit të tyre janë arsye familjare ndërsa mësohet se po punohet për zëvendësimin e tyre brenda ditës së sotme.
Komisionerët kanë paraqitur pranë zyrave dorëheqjen me shkresë dhe në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia edhe për largime të tjera.
Në bashkinë e Devollit janë 50 qendra votimi dhe rreth 33.000 votues.
Top Channel