Akuzat e opozitës se vaksinat janë të skaduara, ISHP: Përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët

24/04/2021 18:45

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar pas akuzave të opozitës se po aplikohen vaksina të skaduara, duke i konsideruar si deklarata për qëllime të fushatës zgjedhore.

ISHP thekson se vaksinat janë të sigurta, janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes si dhe shpërndarja dhe aplikimi janë brenda të gjithë standardeve teknike.

Instituti bën thirrje që qytetarët të vaksinohen pasi vaksinat shpëtojnë jetë.

“Përdorimi i procesit të vaksinimit për qëllime të fushatës zgjedhore është një përpjekje e dështuar për të dekurajuar qytetarët, nga e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’iu kthyer jetës së dëshiruar prej 14 muajsh. Vaksinat janë të sigurta, ato janë sjellë në Shqipëri brenda të gjithë standardeve të ruajtjes. Sjellja e tyre është kryer nën mbikëqyrjen e agjencive përkatëse dhe janë të shoqëruara me të gjithë dokumentacionet që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e tyre. Kushtet e ruajtjes, shpërndarja dhe aplikimi i tyre janë brenda të gjithë standardeve teknike, siç është vepruar me të gjitha vaksinat, për dekada të tëra. Indeksi më i lartë i këtyre praktikave është mbulesa vaksinale në Shqipëri dhe kërkesat e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID -19. Autoritetet shëndetësore kanë garantuar vaksina të sigurta dhe po vijojnë me aplikimin e tyre, sipas planit kombëtar të vaksinimit. Çdokush që hedh baltë mbi sigurinë e procesit, dëmton jetën e qytetarëve! Vaksinohuni! Vaksinimi shpëton jetë!”, shkruhet në deklaratën e ISHP”, shkruan ISHP.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA