Zgjedhjet e 25 prillit/ Spahiu në “Breaking”: E diela dhe e hëna ditë të nxehta, 3 zona do përcaktojnë fituesin

23/04/2021 18:47

Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje në skype në “Breaking” të Top News tha se e diela dita e zgjedhjeve dhe dita pasardhëse do të jenë të nxehta dhe mund të shoqërohen edhe me incidente.

Ai theksoi se tre zona do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në vend, Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

“Ka një strategji për ta tensionuar situatën në prag të zgjedhjeve, incidentet që kanë kaluar kufirin dhe konceptin e një incidenti duke kaluar në vepra penale dhe krim duke kaluar në blerje të votës, korrupsion janë prelude i zgjedhjeve që do të jenë të kontestuara. E diela dhe e hëna do të jenë dy ditë të nxehta, zgjedhje të kontestueshme nga pala humbëse. Për të ngritur një opinion publik thonë që duhen përsëritur, të ketë zgjedhje të parakohshme,  të ketë qeveri teknike e me radhë”, tha ai.

Spahiu gjithashtu theksoi se bazuar në zgjedhjet e vitit 2017, PD do të marrë 6 ose 7 deputetë plus, ndërsa PS 10 mandate plus.

“Kam bindje që fati i zgjedhjeve varet në Tiranë,  Durrës dhe Elbasan,sepse veroi dhe jugu janë bastione të dy partive të mëdha, veriun e fiton PD me 6 7 deputetë plus, jugun e fiton PS me një numër 10 mandate plus mbi PD. Këto tre qarqe përbëjnë afro 30 deputetë. Në vitin 2017 kanë një bilanc negativ për opozitën, PD mori vetëm 11 mandate dhe synon 18, do të rritet 7 mandate më shumë, po ashtu në Elbasan, në rastin më të mirë të mundshëm. Në zona periferike do të jenë të nxehta që mund të shoqërohen me incidente”, tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA