Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Ilir Meta.
Dy ditë më parë Ilir Meta u kërkoi qytetarëve që të “mprihnin sëpatat e sfurqet” për të mbrojtur votën në 25 Prill, ndërsa mbrëmjen e sotme ambasadorja amerikane i kërkoi të ndalet duke i cilësuar të papranueshme deklaratat.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasadorja e SHBA shton se ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre.
“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!” shkruan Kim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Ilir Meta i cili nga një studio televizive i është përgjigjur që të mos mbështesë më Ramën dhe të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë.
“Tani live sapo me shkruajti Ambasadorja Yuri Kim per te mos permendur me cfurqet. I them Ambasadores amerikane live qe te mos marre me ne mbrojtje Edi Ramen. Meqe me dergoi live sms i them Ambasadores Amerikane mos e mbeshtet me Edi Ramen. Meqe jam transparent po ju them edhe nje fakt qe Ambasadorja Amerikane më ka kërkuar mua si President, një ditë para mbledhjes së KED-së të pranoj unë Adrian Dvorani. Këtë ajo e kërkoi jo në emër të Amerikës, po në emër të Edi Ramës. E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme. Deklarata e Yuri Kim eshte nje turp dhe e ftoj Ambasadoren te vije tani live ne studio bashke me Edi Ramen te ballafaqohemi para shqiptareve”.
Top Channel