Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Socialiste zgjodhi qytetin e Vlorës për të përmbyllur gjithë fushatën elektorale ndërsa na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Ai theksoi se vendi ynë që është i bekuar nga Zoti nuk mund të lojhet në dorë të opozitës, por vetëm të PS-së, e cila do të vijojë zhvillimin në cdo cep.
Ai përmendi shprehjen e presidentit të 26 të SHBA-së, Theodore Roosevelt, i cili thotë “Vota është një armë vlera e saj varet nga ai që e mban”, ku theksoi se qytetarët duhet të kenë kujdes ku të vënë shënjestrën.
“Zoti e ka bërë Shqipërinë të dielën kur ishte pushim e ka marrë e ka qëndisur, e ne do ia lëmë Xhelal Mziut, e ne do ia lëmë leskos, a jeni a s’jeni në vete? Mos ju flas për Monikën, a jeni a s’jeni në vete, por nuk ka nevojë të merremi me këta, më 25 prill ju keni vetëm një detyrë, merruni vetëm me Ilir Metën që herë tjetër kur të flasë për Vlorën të numërojë vetëm deri në 12. Tregojini që Vlora është edhe më keq se ajo dera e xhamisë, se Vlora ka vendosur të ngjitet dhe kush vjen ta kapë nga këmbët thyen hundët këtu në Vlorë dhe është shumë e thjeshtë, presidenti i 26 i SHBA, thoshte vota është një armë vlera e saj varet nga ai që e mban, prandaj kujdes me shënjestrën se mos shkoni tek 9 se 9 është me hile, ti thua 9 të bëhet 6, ti thua Lul të del Monika, ti thua 6 të del Iliri me Saliu e Lulin, prandaj robi u mundua e më në fund e gjeti, 69 është numri i djallit, kush voton 6 kush voton 9 në djall do ta çojë Shqipërinë. Do të bëjmë gjëra të vogla por edhe të mëdha. Ka edhe një punë tjetër që unë e di shumë mirë që pakënaqësia juve edhe pakënaqësia ime është njësoj ose më e madhe se e juaja, janë ato zyrat e shërbimeve, prandaj me votën tuaj tek 12 na jepni edhe 2 3 vjet kohë që gjithë sistemi i shërbimeve të futet në celularin tuaj”, tha Rama.
Top Channel