“Shqipëria të çlirohet nga demonët”/ Rama në mitingun përmbyllës së Tiranës: Paramilitarët e PD janë e shkuara, PS e ardhmja

23/04/2021 00:40

Përpara më shumë se 7.000 mbështetësve socialistë Edi Rama e nisi fjalën në minitugun përmbyllës elektoral me një falenderim për patronazhistët të cilët i quajti njerëz fisnik të familjes socialiste.

“Pas asaj që ndodhi në Elbasan unë jam më shumë krenar për ju. Bënë ç’mos që t’ju cënojnë, dekurajojnë e poshtrojnë. Ka zot ka zot sepse ata që i bënë të gjitha kundra jush dolën zhveshur jo si unë zhveshur pa pasur asnjë pikë turpi, morën përsipër tu thonë shqiptarëve se e kanë një grup të armatosur kudo. Sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën mes jush dhe atyre mes nesh e të gjithë atyre t’i vërë gisht kokës’- tha Rama.

Ngjarjen e Elbasanit Rama e quajti brutalitet i një grupi paramilitarësh që i përkasin të shkuarës.

‘Ky episond duhet t’i bëjë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh po këta. Ato lidhen me ta. Gjithmonë me ta. Ti duhet ta çlirosh demonin më 25 prill. Shqipëria duhet të çlirohen nga demoni qw ia mbylli derën Shqipërisë. Ata dera e të shkuarësm, PS dera e të ardhmes’- vijoi Rama.

Misioni ynë, është koha jonë tha Edi Rama është bashkimi i pakënaqësive për tu ngjitur më lart.

‘Mandati tretë është për të zbrapsur përfundimisht atë mallikim të historisë tonë me personazhe dritshkurtër. Mandati 3 të vulosë se ajo që ndodhi në Elbasan nuk dotë shfaqet kurrë më. Nuk do të ketë politikanë ta marrin përsipër të bëhen korrierët e atij mallkimi. Kurrw mos pranoni të udhëhiqeni nga dikush që është i kënaqur

Kush voton 25 prill nuk voton për pragun e shtëpisë por për një gjë më të madhe për t’i dhënë një shtysë së jashtëzakonshme këtij vendi. Ne nuk po vimë nga pushimet ata po vinë nga pushimet duke i braktisue detyrat’- u shpreh kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA