Kryeministri Edi Rama është i ftuar në Open në Top Channel ku foli për premtimet elektorale dhe sulmoi ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Ilir Meta.
Rama tha në Open se Berisha është një lider por ka një karakter të keq, ndërsa Ilir Meta nuk është një lider.
“Që Sali Berisha është lider nuk ka diskutim. Të jesh lider do të thotë të kesh karakter. Sali Berisha është lider por ka karakter të keq. Ilir Meta nuk është lider. Ftesa për bashkëpunim do të thotë të kalojmë këtë pandemi dhe pandeminë politike.
Partia Demokratike duhet të bëjë eksorcizëm, por nuk ka këllqe. Unë flas për një mandat te tretë. Nëse PS nuk merr mandatet e nevojshme nuk është puna ime, është puna e dikujt tjetër. Nëse humb Lulzim Basha, nuk është puna ime. Pas humbjes së pestë nuk e di çfarë do bëhet me Bashën. Berisha me një status në facebook mund ta heqë dhe ta dërgojë në Hollandë. PD duhet të nxjerrë demonin”- tha Rama.
Top Channel