Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka komentuar strategjinë e përdorur në fushatë, ku përmes ironisë ka përmendur presidentin e vendit, Ilir Metën dhe përfaqësuesit e opozitës.

Ai shpjegoi se në të gjitha fushatat kjo mënyrë përdoret, ku t’i përballesh me kundërshtarin dhe jo vetëm prezanton programin tënd.

Rama theksoi se presidenti Meta është në krye të LSI-së dhe Kryemadhi është vetëm administratore.

Kryeministri i konsideroi këto zgjedhje si një udhëkryq të rëndësishëm për vendin.

Rama: LSI nuk merr deputetë dot në Dibër, LSI dhe PD janë në luftë se në çdo votë që merr andej i ulet PD këtej, dhe rezultati në Dibër do të jetë 3 me 2 për PS.

Mentor Kikia: Përse kaq urrejtje për LSI?

Rama: Unë nuk e njoh urrejtjen si ndjesi, ndoshta më ka bërë ime më shumë të gjatë e si kam parë njerëzit nga poshtë. Ndoshta ngaqë kam pasur një gjyshe që më thoshte kujdes nga inati se është e zeza në të zot. Këtu problemi është shumë i qartë, këto zgjedhje janë një udhëkryq i rëndësishëm, ose vendi përtej pandemisë, do na jepet mundësia të bëjmë injektimin më të madh në historinë e këtij vendi, ose Shqipëria do të bjeri pre përsëri e një dysheje që është zëri i atij mallkimi që i ka ndjek Shqipërinë gjithë këto vite. Forma zëri fytyra konteksti ka qenë ndryshe por mallkimi ka qenë po ai. Boll nuk mundet më që ky mallkim t’i mbajë Shqipërinë peng, këta të dy e kanë marrë peng, Ilir Meta gruan e ka administratore, ajo është faturino pret biletat mban leket e i çon tek vendi.

Sulo: Pse duhet të merreni me opozitën me justifikimet e tyre. Juve si kryeministër duhet të keni projektet tuaja, bilancet tuaja.

Rama: Unë nuk e kam parë nuk kam parë pak fushata elektorale, nuk kam parë asnjë fushatë që ti dilke prezanton programin e nuk merresh me konkurrentin. Është ndeshje, njeh ndonjë ndeshje që s’ka kontakt si në futboll si në basketboll. Unë nuk jam Papa i Romës, nuk po konkurroj për tu bërë Arqipeshkvi e as Myftiu i Shqipërisë, unë jam këtu si përfaqësues i shumicës.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA