Rama ironizion opozitën: Derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë, paketojini bashkë dhe lërini t’i marrë lumi i historisë

23/04/2021 18:16

Kur na ndajnë vetëm pak orë para heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama dhe PS ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.

Kreu i PS-së, Edi Rama, nuk la pa përmendur investimet e bëra nga qeveria e drejtuar prej tij dhe nuk la pa përmendur edhe Porto Romanon, ku tha se atje ku dikur grumbulloheshin plehra dhe rrinin ‘derra si dinozaur dhe lopë si krokodila, tashmë do të jetë ekoparku më i bukur i Ballkanit.

Po ashtu ai nuk la pa ironizuar opozitën, ku tha se ‘derrat si dinozaur dhe lopët si krokodila’ duhen paketuar bashkë që t’i marrë lumi i historisë.

Rama: Për plehrat ju kujtohet në Porto Romano, edhe derrat kishte harruar edhe vdekja t’i merrte, derra që dukeshin si dinozaur, lopë si krokodilë, hanin plehra, ndërsa tashmë aty do të jetë ekoparku më i bukur i Ballkanit. Derra që dukeshin zi dinozaur, lopë që dukeshin si krokodilë. Derrat dhe lopët në 25 prill i keni te kutia e votimit, votoni 12 që derrat si dinozaur dhe lopët si krokodilë të mos ju dalin më përpara.

I patë që ka zot që i nxori lakuriq, po jo lakuriq si puna ime, për ti kujtuar shqiptarëve që ky është momenti që ta ndani historinë dysh për fëmijët tuaj. Edhe ai që patë, aty është prapa derës, ata dhe derrat e Porto Romanos, paketojini bashkë dhe lërini ti marri lumi i historisë. Do bëhen të gjithë qengja do i shikoni, do bëhen si Likja sot, por kjo varet nga ju dhe kujdes me atë 9, kujdes me 9 se 9 sa të kthesh kurrizin bëhet 6. Nuk ka rastësi që Likja është 6, Saliu është 9, s’është rastësi që ne jemi 12, është moment historik. Ja thanë sot ta shtyjmë mos ikim në Durrës se ka shi, ja, ku është shiu?

Di që 6 dhe 9 nuk janë rastësi, ti vë 6 për Monën tak ke 9 Saliun, Liken po e po. Mona s’është problem se s’kam për t’ia fishkëllyer shumë. Po me 9 është problem, ka dy lloj rotacionesh, ka një për të shku para, dhe një për të gjurmuar bishtin tat. 69 është numri i djallit, kush do ta çojë Shqipërinë në djall voto 6 dhe 9, edhe nxirre Liken me gjithë raki, nxirr dhe Saliun me hordhi dhe shif Dubain e Adriatikut.

Jeni të rrjedhur i keni lëshuar pëllumbat. S’ka të djathtë që shkojnë me derrat e Porto Romanos. Si jeni të djathtë ju?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA