Pas deklaratës shokuese, ku konfirmoi strukturat e mbrojtjes së votës në PD do veprojnë njësoj si në Elbasan nëse konstatohen raste të shitblerjes së votës, duket se kandidati i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është penduar.
Ai ka dalë me një deklaratë ku shpreh keqardhjen dhe pendesën për atë që ka thënë, ndërsa thekson se ishte si rezultat i emocioneve të forta të momentit.
Mziu thekson se mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se është kundër dhunës.
DEKLARATË E KANDIDATIT TË PD PËR DIBRËN, XHELAL MZIU
Me sinqeritetin më të madh, shpreh keqardhjen time dhe pendesën time për komentin tim të panevojshem dje, për shkak të emocioneve të forta të momentit.
Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!
Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve.
Lexo edhe:
Top Channel