Kur do dalë Ilir Meta, që t’ia presë duart Etjon Jokës?!

23/04/2021 15:48

Emisioni “Breaking” në Top News publikoi një video skandal të kandidatit të LSI-së, Etjon Joka, i cili shfaqet duke bërë pazare për votat në një nga lagjet e kryeqytetit. Ai është kandidat për qarkun e Tiranës, e kryesisht fushatën e ka përqendruar në njësinë numër 1 të metropolit shqiptar.

Ai kërkon garanci për votën, dhe madje një nga sekserët përmend edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kjo video e transmetuar duhet të shihet edhe në raport me qëndrimet që do të mbajë presidenti Ilir Meta, i cili prej ditësh po trumbeton që të mos shitet vota dhe madje kërcënon se ai do t’ia presë duart cilitdo që kërkon të blejë votat.

Tashmë ky është rasti më i mirë që Meta të tregojë se duhet t’ia presë duart njerëzve duke filluar nga përfaqësuesit e partisë që ai themeloi vetë shumë vite më parë. Përndryshe thirrjet të tilla janë retorikë boshe që drejtohen vetëm në një drejtim, vetëm për ato rastet kur i përkasin blerjes së votave jo nga radhët e opozitës, por nga e majta, duke treguar kështu një standard të dyfishtë.

Deri tani, presidenti heshti nuk dha konferenca shtypi, madje po shfaqet ndryshe duke na bërë thirrje për qetësi dhe që më 25 prill të demonstrohet një kulturë demokratike në votim, duke harruar të paktën publikisht shprehjen “mprihni sëpatat , sfurqet dhe kosoret për të mbrojtur votën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA