
“Shqiptarët s’do shkojnë më nga halli për trajtim në Turqi”, Rama premton spitale të reja: Marrëveshje me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Socialistët të jenë krenarë për…
26/02 20:19
Kandidati i lëvizjes socialiste për integrim Etien Joka është filmuar duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave. Videot janë transmetuar në emisionin Breaking në Top News.
Në videon e dytë bëhet biseda për blerjen e të paktën 100 votave.
Ndërsa në videon e tretë sekseri flet me një person duke përmendur emrat e kryetares së LSI por edhe të shoqëruesit të ish kryeministrit Berisha, këtij të fundit i kanë premtuar një mijë vota, por pranojnë që e kanë gënjyer
Pas publikimit të kësaj video, kandidati i LSI Etien Joka i pyetur nga Top Channel mohoi gjithçka.
Top Channel