“Elbasanasit do votojnë për qetësinë”/ Basha: Votoni ekipin e PD, ndryshimi po vjen!

23/04/2021 19:23

Kjo fushatë ishte e pazakontë për Elbasanin. Përplasjet mes simpatizantëve nisën ditën e Verës dhe fushata përfundoi mes plumbave me 1 të vrarë dhe katër të plagosur 4 ditë para zgjedhjeve.

Lulzim Basha mesazhin e fundit para se të niste heshtja zgjedhore e zgjodhi të japë edhe në këtë qark, por pa thënë asnjë fjalë për ngjarjen që tronditi këtë qytet në prag të zgjedhjeve.

“Me 25 prill elbasanasit do të votojë për qetësinë e fëmijëve të tyre, do të votojnë për paqen në zemrat e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, të Korçës e të mbarë Shqipërisë dhe kështu do të ndodh”.

Lulzim Basha nuk foli për fatin e strukturës për mbrojtjen e votave, por ai garantoi elbasanllinjtë për ruajtjen e votës së tyre pa dhënë detaje si.

“Do t’jua kthejmë qytetin njerëzve. Askush nuk do t’ua vjedhë më votat. Askush nuk do t’ua vjedhë shpresën. Askush nuk do t’ua vjedhë ndryshimin”.

Pas 8 viteve ne opozitë Lulzim Basha kërkon jo vetëm të kthejë Partinë Demokratike ne pushtet, por edhe te futet sërish në sistem përmes zgjedhjeve pasi dogji mandatet e grupit te tij parlamentar dhe mbeti jashtë institucioneve.

“Ndryshimi po vjen. Kam nderin dhe kënaqësinë dhe ju mundësinë të çoni drejt parlamentit dhe mazhorancës fituese të Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë në fitoren më të thellë, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi”.

Fushata elektorale e demokratëve drejt 25 Prilli, mbyllet aty ku nisi, ne orën 19.00 në Sheshin “Nënë Tereza”, ne Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA