Kur na ndajnë vetëm pak orë para heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama dhe PS ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.
Kryeministri Rama ka komentuar sërish deklaratat e kandidatit për deputet të PD-së, Xhelal Mziut, i cili në fjalën e tij, në përmbyllje të fushatës elektorale në Dibër, i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo person të dyshimtë ta raportojnë te grupet e posaçme që PD ka ngritur për mbrojtjen e votës dhe do ta pësojnë njëlloj si ai në Elbasan!
“Patë një fytyrë të dalë nga zgafellet e historisë shqiptare, një fytyrë të errët. Që duket sikur shekujt e kanë harruar mes nesh, një fytyrë që është shëmbëlltyra më kuptimplotë, më reale, më e prekshme, e padiskutueshme, e atyre që duan me çdo kusht të na kthejnë mbrapsht, ku troglodit u tha disa njerëzve që ishin mbledhur që mjaftonte një tel dhe ky bashkë me grupin e tij do shkonin në vendin nga ku vinte tel dhe do të bënin atë që bën në Elbasan. Pastaj ky kërkon falje, nuk i duhet dreqit jo shqiptarëve. Ka një problem shumë të madh, se ndërkohë që kërkon falje nga frika, mbasi ata që e kanë nxjerrë të kërkojë falje i kanë mbushur atë që nuk thuhet.. nuk ka kërkuar akoma falje për atë që ndodhi në Elbasan. Kërkon falje për një gjë shumë të rëndë të nxjerrë nga goja e një analfabeti”.
Top Channel