Sociologu i njohur, Ergys Mërtiri ka komentuar deklaratën e kandidatit për deputet të PD-së, Xhelal Mziu, i cili paralajmëroi se nëse kapen persona që shpërndajnë para do të përfundojnë njësoj si në Elbasan.
Mërtiri tha se këto deklarata janë si pasojë e euforisë së fushatës, pasi ai që i bën në të vërtetë këto gjëra i bën në fshehtësi dhe jo publikisht.
Po ashtu ai shtoi se Shqipëria është në prag të një lufte civile dhe jo vetëm që nuk kemi demokraci, por nuk mund të flasim as për integrim, se me këto standarde as Afrika nuk na pranon, e jo më BE.
Ergys Mërtiri: Këto janë deklarata budallaçka të kandidatëve që e ka kap euforia e fushatës se më duket e pakuptimtë. Fakti që e thotë publikisht tregon se nuk di çfarë thotë personi. Ata që i bëjnë realisht këto nuk i thonë në publik, por përkundrazi fshihen. Problemi është se këtu ka percipituar situata që duhet të mbrohet me armë vota.
Kjo do të thotë se jemi në prag të një lufte civile dhe nuk e di se si mund të thuhet se jemi në demokraci. Këtu jo integrim në Europë po ne as Afrika nuk ka pranon me këtë nivel standardi demokracie.
Demokracia ka gjithmonë valvula shkarkimi. Po kërkohet të shkohet drejtë një sistemi ku rendi dhe siguria mbrohen me dhunë dhe jo me institucione.
Top Channel