Çifti martohen në vilën e zbrazur luksoze, u thonë të ftuarve se është shtëpia e tyre por ‘kapen gjallë’ nga i zoti (fotot)

23/04/2021 19:08

Një çift i çuditshëm nga Florida në SHBA, tentuan të organizonin një martesë luksoze në një vilë milionerësh duke besuar se ishte e zbrazur.

Ata madje u thanë të ftuarve se ishte shtëpia e tyre, por në ditën e martesës u gjetën përballë të zotit të shtangur që lajmëroi policinë.

Shenita Jones e Courtney Wilson dëshironin martesën e tyre në vilën $5.7 milionë dhe tokat e saj rrethuese në Florida, e cila zotërohet nga një trashëgimtar i themeluesit të restoranteve IHOP.

Wilson ishte hequr si një blerës i mundshëm dhe kishte vizituar vilën disa herë në javët para martesës, pasi ishte nxjerrë në shitje nga agjencitë e pronave.

Ndërkohë në njoftimin e një faqeje interneti, të ftuarve u kërkohej të bashkoheshin me nusen e dhëndrin në “shtëpinë e tyre të ëndrrave”, të cilës ata i kishin vënë gjithashtu emrin e tyre duke e quajtur ‘Wilson Estate.’

Por pronari i vërtetë Nathan Finkel tha se çifti as nuk e kishin marrë me qera shtëpinë dhe jo më ta kishin blerë.

Kur Finkel kishte shkuar në shtëpinë e tij për të larguar të huajt, Wilson i tha se ishte “mesazhi i Zotit” që të martoheshin në atë shtëpi.

Pronari telefonoi autoritetet për të njoftuar hyrjen e paautorizuar të personave, dhe prishi ‘dasmën’ pak para se të niste.

Vila ishte listuar për shitje për$7.25 milionë prej vitit 2019 por prej atëherë çmimi ka rënë.

Me sallën e saj të madhe të ballos, dy kate me bare, pishinë, fusha tenisi, sallë bouling dhe studio vallëzimi, çiftit iu duk e përkryer për martesën e ëndrrave.

FOTO GALERI
1/8
Një çift i çuditshëm nga Florida në SHBA, tentuan të organizonin një martesë luksoze në një vilë milionerësh duke besuar se ishte e zbrazur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA