Pavarësisht se ishte në mes të procesit të divorcit me reperin Kanye West, Kim Kardashian nuk ka ndaluar së trajtuari botën si pistën e saj.

Që pas vendimit për t’i dhënë fund martesës së saj 6-vjeçare, e kemi parë Yllin e “Keeping Up ëith the Kardashians” në daljet e saj sensuale në publik.

Kim nuk i ka ndalur udhëtimet dhe veshjet e veçanta në stilin e saj, që i theksojnë format trupore.
Po ashtu në këtë periudhë, Kim iu shtua listës së miliarderëve nga Forbes dhe ky lajm entuziazmoi atë. Ajo nuk i ndali as udhëtimet me miket dhe motrat e saj, pa u ndikuar nga situata e ndarjes.

Nga veshjet lëkurë dhe fustanet ekstravagante, në foto galerinë më poshtë mund të ndiqni “look-et” e Kim këto ditë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel