Numri dy i Partisë Socialiste, Alban Xhelili në Durrës reagon në Top Talk, lidhur me lajmet se është konfliktuar me një tjetër kandidat socialist.

Në disa lajme që qarkulluan në mediat sociale, shkruhet se Alban Xhelili dhe Erion Meka, janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.

Por, sipas Xhelilit, asgjë nuk është e vërtetë. “Mua më kanë quajtur dhe narkodeputet, por as unë as ti nuk dukemi narko-deputet. Nuk mund të bëj debat me askënd, sidomos me një që bën pjesë në listën ku aderoj. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë”.

Madje shton, se nuk ka shkuar në zonën e Plazhit në Durrës, ku thuhet se ndodhi konflikti. “Nëse unë kam qenë në zonën e Plazhit, jo vetëm te fotot, por në zonën e Plazhit, atëherë unë tërhiqem nga kandidimi. Kjo është një çmenduri, është një shpifje.
Nuk e di pse ka ndodhur, por po aludoj:Meqë votohet për një kandidat më vete, mund të duket sikur ka konflikte të brendshme mes nesh, por nuk është ashtu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA