Përballja mediatike mes dy kandidatëve për kryeministër Edi Rama dhe Lulzim Basha mungoi edhe në këto zgjedhje, por dy drejtuesit e partive politike kryesore ne vend do të jenë të ftuarit special të Top Channel në të njëjtën ditë.

Në ora 20.00 Kryetari i Partisë Socialiste do jetë përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku do i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Ndërkohë, një orë më vonë, në ora 21.00 do jetë radha e Lulzim Bashës për tu përballur me një panel gazetarësh ne emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili. Kryedemokrati Basha pritet të reagojë për herë të parë për deklaratën e fortë të ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha sot se grupime të paautoriozura, të armatosura për të mbrojtur votën janë pjesë e se shkuarës.

Basha pritet të reagoje edhe për vrasjen në Elbasan që tronditi fushatën elektorale si dhe ftesat e njëpasnjëshme të di Ramës për bashkëpunim pas zgjedhjeve. Debati për patronazhistët, fushata e demokratëve në këto zgjedhje si dhe lista e kandidatëve të Partisë Demokratike do të jene në fokusin e debatit politik sonte mbrëma në emisionin Open ne Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA