PS në Durrës për 8 mandate/ Drejtuesi Politik, Ardian Çela: Rama do jetë deputeti i Durrësit

22/04/2021 15:57

Në takimin me anëtaret e Partisë Socialiste në qarkun e  Durrësit, drejtuesi politik Adrian Çela tha se objektivi i tyre është të marrin 8 mandate në zonë.

“Ne nuk e kemi garën fare me ta, sepse ne garën me ta e kemi të fituar, ne garën e kemi me veten tonë, me targetin që kemi për 8 mandate, që Edi Rama të jetë deputet i qarkut të Durrësit, jo më i qarkut të Vlorës. E meriton Durrësi që të ketë Edi Ramën deputet dhe kontributi juaj është i padiskutueshëm, sepse është betejë për të ardhmen me të shkuarën, është betejë për Shqipërinë e 2030-ës, për Durrësin e 2030-ës, për Edi Ramën Kryeminstër”, ka pohuar Adrian Çela drejtusi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit.

Ndërsa Kanadidatja për deputete, Klodiana Spahiu tha se takimi me zonjat e qytetit është oguri më i mirë i fitores së 25 prillit.

“Unë bashkohem me vizionin e  Edi Ramës dhe besoj që të gjitha ne bashkohemi me nurmin 12. Ky takim sot është oguri më i mirë i fitores së 25 prillit”, deklaroi Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA