5 ditë para 25 prillit një vrasje për shkak të zgjedhjeve ndodhi në Elbasan, zonën më të nxehtë deri më tani, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Mijëra banorë të qytetit të Elbasanit kanë marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e Pjerin Xhuvanit, një eksponent i njohur, dikur i përfshirë me LSI dhe së fundmi i aktivizuar me fushatën e socialistëve.

Ai u qëllua me armë zjarri nga shtetasi Arbër Papleka, shoqëruesi i drejtuesit të fushatës elektorale në Elbasan të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Për pasojë nga plumbat janë plagosur katër persona, mes tyre edhe një punonjëse e policisë.

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA