I ftuar në “Open”, Kryedemokrati Basha ka folur edhe për Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se fitorja e PD më 25 prill do të mundësojë që kjo reformë të avancojë në standardet perëndimore.
Kikia: Paditë në SPAK për krimin elektoral do i ndiqni?
Basha: Pse jo
Kikia: Keni besim te SPAK?
Basha: Jo, unë besoj se drejtësia është kapur nga politika. Besoj se reforma në drejtësi ka mbetur në vend për shkak të Edi Ramës, dështoi edhe Reforma në Drejtësi. Më 25 prill vota për numrin 9 do të mundësojë që Reforma në Drejtësi të avancojë do të kryhet sipas kritereve perëndimore, edhe ekonomia. Nuk kam ardhur të bëj komentet e askujt.Shqiptarët do të kenë një Reformë në Drejtësi të standardeve perëndimore, ne jemi garancia e vetme që reforma të mos pengohet më, një rol ka politika të mos fut duar në Reformën në Drejtësi, unë do ta garantoj këtë. Nuk jam një kryeministër që rri gjithë ditën me krimin e organizuar se e di që do të humb zgjedhjet. Do të marrim çdo vendim e nevojshme që reforma në drejtësi të zbatohet siç u konceptuar me 22 korrik 2016.
Top Channel