Balluku: Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit

22/04/2021 18:29

Pasditen e kësaj të enjte Partia Socialiste zhvilloi aktivitetin e madh përmbyllës të fushatë në Tiranë, që u mbajt në “Sheshin Skënderbej”.

Ministrja e Infrastrukturës, njëkohësisht edhe kandidatja për deputete në zonën e Kombinatit, Belinda Balluku tha gjatë fjalës së saj se 25 prilli është dita e shënuar për të gjithë shqiptarët sepse mandati i PS nuk është vetëm për socialistët por për të gjithë shqiptarët.

Balluku: Tirana ime, e të gjithë Shqipërisë, ne jemi këtu mbas një muaj të gjatë fushate, nuk e bëjmë punën se jemi në fushatë por dimë vetëm të punojmë, ditë dhe natë, kurdo që duhet dhe kudo që duhet. Ne jemi ndryshe nga ata, nuk dimë të bëjmë fjalë, ne bëjmë premtime dhe i mbajmë. Dimë të zgjidhim probleme, jemi në krye të emergjencave, ashtu siç thotë Rama ne dim ti qajmë hallet dhe ti zgjidhim . 25 prilli do jetë një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët sepse mandati i PS nuk është vetëm për socialistët por të gjithë shqiptarët, për të ndërtuar porte e aeroporte. Për të ndërtuar shkolla e kopshte, shtëpitë e çdo qytetari, që humbi shtëpinë e tij gjatë tërmetit. Do të vijojmë me projektet e mëdha të Shqipërisë europiane. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Në 25 prill votoni patronazhistët më të mirë të Ballkanit, ne që dimë të patronazhijomë këdo, edhe ata që kanë humbur rrugën dhe e çojnë votën kotë, në 25 prill të gjithë të bashku, për t’iu përgjigjur çdo akti të neveritshëm që ul imazhin e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA