I ftuari i mbrëmjes së sotme në “Open” është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të parë për të ndryshuar Shqipërinë!
Basha thotë se mbështet deklaratat e bëra ditën e sotme nga ambasadorja Yuri Kim.
“Partia Socialiste në opozitë nuk do të ketë nevojë të angazhojë qytetarët, mbështetësit e saj për të mbrojtur votën, sepse detyrën për mbrojtjen e votës do ta kryejnë institucionet të cilat do të funksionojnë. Jam dakord me deklaratën e Kim. Kam qenë në komunikim gjatë gjithë kohës me partnerët. Nga presidenti Tusk te përfaqësuesit amerikanë, zgjidhja më 25 prill nuk ka qenë kurrë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i vendosin një vijë të kuqe të gjithë atyre që mendojnë se mund të luajnë e prekin procesin zgjedhor të 25 Prillit.
Ambasadorja amerikane tregoi se Shtetet e Bashkuara do kenë një rol te rëndësishëm ne monitorimin e zgjedhjeve te 25 prillit. Tre ditë para zgjedhjeve parlamentare në vend, ambasadorja amerikane, Yuri Kim njofton se 25 grupe amerikane do të monitorojnë zgjedhjet e 25 prillit në të gjithë vendin.
Duke iu referuar ngjarjes së djeshme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, pas një përleshjeje mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë, Kim u shpreh: “Gjëra të tilla të tmerrshme si grupe të paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, janë diçka e së shkuarës, nuk ka vend në të ardhmen. Është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta, përgjegjësi e tyre për të siguruar qetësi dhe të mos ketë vend për asgjë tjetër që nuk ka lidhje me qetësinë”.
Top Channel