Në mbështetje të PS-së/ Alket Hyseni jep dorëheqjen nga kandidimi për deputet, por vijon fushatën

21/04/2021 22:07

Alket Hyseni është deputeti në radhët e PS-së, i cili hoqi dorë nga kandidimi në zgjedhjet e këtij viti, por jo nga pjesëmarrja në fushatë.

Ai është shprehur se arsyeja pse nuk kandidon është se sipas tij është përgjegjësi e madhe që kandidon kryeministri  në Vlorë.

Deputeti  ka zhvilluar takim me qytetarë të zonës së Ksamilit. Gjithashtu ka takuar edhe disa të rinj që mbështesin PS-në.

Hyseni ka bërë thirrje që të votohet numri 12 që përfaqëson PS-në dhe numrin 8, Edi Ramën.

“Ksamili dhe ksamiliotët gëzojnë shëndet të plotë dhe formë të përkryer politiko-sportive. Nën tingujt e këngës popullore “12 na rri sahati” shijuam një kafe të veçantë me Jonin, Endrin, Bledin dhe gje grup i shkëlqyer çunash sarandiotë, “patronazhistë” nga ata që punojnë dhe mbështesin Edi Ramën dhe PS me zemër, pa kushte, pa kërkuar favore, pa kërkuar punë shteti”, tha ai.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA