Presidenti Ilir Meta ndërsa ishte në Fier ditën e sotme ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e ndodhur në Elbasan.
Ai tha se policia, prokuroria dhe shërbimi informativ në Elbasan janë të lidhura me bandat kriminale që janë në shërbim të Taulant Ballës.
“Nuk them asnjë për çështjen e Elbasanit pasi nuk mund të flas pa pasur të qartë dinamikën e ngjarjes, por di që Elbasanit ka qene dhe mbetet se bashku me Durrësin dy nga qarqet me problematike, ju e dini dosjen e Shijaku na ka nxirë faqen në të gjithë botën. Shumica e krimeve zgjedhore të denoncuar janë në Elbasan dhe atje prokuroria është e njëanshme dhe shërbimi informativ po ashtu dhe dihet që policia në Elbasan bëhet palë mes grupimeve rivale por të lidhura me Taulantin. Do të mbajnë përgjegjësi për çdo ngjarje të rëndë që po ndodh në vend duke cenuar standardet zgjedhore”, tha Meta.
Meta tha se do të miratohet një ligj që do të përjashtojë përgjithmonë nga funksionet publike të gjithë punonjësit e administratës që marrin pjesë në takimet elektorale të partive politike.
Top Channel