Basha: Rama gënjen me projekte 3D/ Kryetari i PD fushatë në Berat, Lushnjë dhe në Durrës

21/04/2021 19:54

Lulzim Basha u shfaq mes simpatizantëve në Berat pak minuta pas vrasjes së ndodhur ne Elbasan, por ngjarja e rëndë nuk e mori vëmendjen e kryedemokratit, i cili u fokusua vetëm tek 25 Prilli.

“Vëllezër dhe motra, kush më mirë se ju nuk i njeh premtimet boshe të Edi Ramës?! Kush nuk e mban mend ishullin e Osumit?! 8 vjet nuk bëri dot premtimin që do ta bënte vitin e parë, rrugën Berat-Fier. E shikoni si sillet nëpër Shqipëri, me projekte 3D nën sqetull, me një thes tjetër me rena me të cilat mendon se do të mashtrojë përsëri shqiptarët. Beratasit e zgjuar të japin ujë me bisht të lugës dhe më 25 Prill, 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do i prijë ndryshimit të vërtetë për Beratin, për beratasit dhe për gjithë Shqipërinë”.

Edhe pse nuk reagoi për vrasjen ne Elbasan, Basha kishte nje mesazh për atë të cilët tentojnë të intimidojnë zgjedhësit.

“ Vëllezër dhe motra e di dhe e ndjej unë dhe çdokush se dita e Diel do të jetë një festë e demokracisë. Kushdo që më kot përpiqet t’i trembë apo t’i shantazhojnë, apo ti turbullojë shqiptarët le ta dijë, le ta dëgjojë siç ushton ky shesh si një shpirt I vetëm, një vullnet, një kërkesë, një pasion, një ambicie, një ëndërr. Bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9”.

Lushnja sot priti simpatizantët te dy forcave të mëdha politike në kohë të ndryshme. Për kryedemorkatin ashtu si 100 vite më parë Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq.

Lulzim Basha ishte edhe ne Durrës, ku simpatizantët sfiduan masat anticovid duke marrë pjesë masivisht në tubimin përmbyllës në këtë qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA