Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 55.149 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.862 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuar me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 4.32 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 36.267, me 341 viktima të regjistruar brenda ditës së fundit. Rreth 48.947 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 3.73 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 44 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 318.869 teste të kryera brenda 24 orëve fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike po ashtu është rritur në 3.319.

Më 14 janar, Turqia filloi një fushatë masive të vaksinimit kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat. Sipas shifrave zyrtare, Turqia deri më tani ka administruar mbi 20 milionë doza të vaksinës COVID-19, përfshirë rreth 7.9 persona që kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Për t’u përballur me rastet dhe viktimat në rritje, me rastin e muajit të Ramazanit nga e mërkura e kaluar autoritetet kanë vendosur masa të veçanta për të frenuar përhapjen e virusit, përfshirë një shtetrrethim nga ora 7 e pasdites deri në orën 5 të mëngjesit, si dhe mbylljen e kafeneve dhe restoranteve që do të mund të ofrojnë vetëm shërbime të “shpërndarjes” ose “merr me vete”./AA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA