Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së hënës Torre Annunziatën, në Napoli të Italisë, ku një 61 vjeçar është masakruar vetëm për vendin e parkimit të makinës.
Viktima, Maurizio Cerrato, kishte pasur disa përplasje dhe kur i gjeti të çara rrotat e automjetit të tij, e kuptoi se kush ishte fajtori: fqinji i vet, të cilit shkoi t`i kërkonte shpjegime.
Por reagimi i këtij të fundit, një ish i dënuar që duket se kishte lidhje dhe me disa kamorristë të zonës, ishte ekstrem. raportet mes dy fqinjëve kishin degraduar, dhe mendohet se kjo nuk qe hera e parë që grindeshin për parkimin. Por këtë radhë autori i krimit nuk u mjaftua me ofendime, por e goditi Cerraton me krikun e makinës.
Më tek, e qëlloi në gjoks edhe me thikën që kishte përdorur për t`i carë gomat. 61 vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa vrasësi arriti të largohet dhe është shpallur në kërkim nga policia.
Top Channel