Përfundon Asambleja e Serie A, Inter, Juve e Milan duan të luajnë edhe në kampionat

20/04/2021 00:30

Ka përfunduar asambelja e Serie A ku është diskutuar për Superligën Europiane dhe atë se çfarë mund të ndodhe me tre klubet e Serie A të cilat janë organizatore të Superligës Europiane.

Milan, Juventus dhe Inter kanë shprehur gatishmërinë dhe qëndrimin e tyre për të vazhduar pjesëmarrjen në Serie A, paralelisht me Superligën.

Përtej dëshirës së tyre, pjesëmarrja në kompeticionin vendas është në rrezik për shkak se UEFA pritet të përjashtojë këta tre klube si masë ndëshkimi për organizimin e Superligës. Mbetet për t’u parë parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Top Channel