Ndihma nga BE/ Von Der Leyen: 145 mijë doza vaksinash nga muaji maj
20/04/2021 12:05
Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor në muajin maj.
Njoftimi u bë në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe, nga shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në “Twitter”.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan në gjuhën shqipe Von Der Leyen.
Top Channel