Agjencia amerikane për studimin e hapësirës (NASA) njoftoi se fluturimi i parë i helikopterit në Mars është kryer me sukses, që është edhe fluturimi i parë i një anije kozmike me motor në një planet tjetër.
“Helikopteri Ingenuity bëri fluturimin e tij të parë, fluturimin e parë të një mjeti me motor në një planet tjetër”, njoftoi NASA në Twitter, duke shtuar se të dhënat treguan se fluturimi ishte i suksesshëm. Më parë, NASA shtyri fluturimin e parë në mars. Helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur me Rover Perseverance, u ul në “planetin e kuq” më 18 shkurt ndërsa duhej të ngrihej më 8 prill.
Meqenëse Marsi ka një të tretën e gravitetit të Tokës dhe një atmosferë jashtëzakonisht të rrallë në raport me Tokën, fluturimet e helikopterëve në Mars janë më komplekse sesa fluturimet në Tokë ndërsa ndryshimet në energji dhe temperaturë janë një sfidë gjatë fluturimit, tha NASA muajin e kaluar.
Top Channel