Teksa tensionet ndërkombëtare duket se mbeten të larta, rusët dhe veçanërisht vajzat, duket se ishin sot të gatshme për një “luftë të ftohtë” teksa rreth 1800 prej tyre morën pjesë në festivalin e skive në bikini, duke zbritur një pistë në rezortet e Siberisë.
Duke mundur dhe temperaturat pranë zeros, të rinjtë u mblodhën për aventurën e tyre masive në rezortin Sheregesh, në rajonin siberian të Kemerovo.
Festivali i tetë i pervitshem garimit me ski në bikini, i quajtur GrelkaFest, nuk pati nevojë për distancë sociale në zbritjen gjysmë të zhveshur nga mali Zelenaya.
Organizatori Nikita Girin tha se njerëzit kishin ardhur nga e gjithë Rusia për t’u çliruar nga “një vit karantinë”.
Parada në rrobabanje simbolizon fundin e sezonit të skive në Siberi.
Sheregesh është rezorti më i njohur i skive në Siberi, i vendosur në rajonin Gornaia Shoria.
Fillimisht ai ka qenë një qytezë minatorësh dhe më pas një kamp të burgosurish në regjimin e diktatorit Stalin.
Top Channel