Teuta “Hakmerret” në Korçë/ Fitojnë Vllaznia dhe Laçi, kthejnë renditjen e klasifikimit si më parë

19/04/2021 12:45

Tri ndeshjet e fundit të javës së 28-të të Superligës rikthyen rendin siç ishte pas kryesimit të klasifikimit përkohësisht nga Partizani.

Vllaznia fundos akoma më shumë Apolloninë me rezultatin tenistik 6-0. Seria e golave u çel nga Da Silvan në minutat e 15 dhe 52 që realizoi një dopiedë, ndërkohë në listën e golashënuesëve shënon emrin edhe Hoxhaj gjithashtu me dy gola në minutat e 34’ dhe 90’).

Ndërsa mes tyre shënuan Dilaver në minutën e 23 dhe i riu Tim Brdariç në minutën e 82, i biri i trajnerit gjerman, i cili në ndeshjen e tij debutuese me fanellën e Vllaznisë, shënoi edhe golin e tij të parë shqiptar. Apolonia vetëm sa ekzistonte në fushë, ndoshta me mendjen tek ndeshja e ardhshme ndaj Bylisit, shansi i fundit për mbijetesë në Superiore. Me fitore e ka mbyllur këtë javë edhe Teuta ndjekëse. Djemt e deditit përballeshin sërish me Skëndërbeun që i eliminoi nga kupa por këtë herë u hakmorrën me një fitore minimale 0-1. Mjaftoi goli i bregut për të marrë 3 pikëshe për të mbajtur ritmin.

Me të njëjtin hap me kryesuesit e tjerë e mbylli edhe Lacit këtë javë duke fituar 2-1 ndaj Bylisit. Kurbinasit shënuan dy herë në fillim, duke fiksuar 2-0 epërsinë e tyre ndaj ballshiotëve me autor Deliun në minutën e 54 dhe dy minuta më pas i riu Prenga shënon golin e dytë. Për të mos u larguar nga Kurbini pa gol, Edison Ndreca (90’+3) do të ngushtonte epërsinë dhe fiksonte rezultatin 2-1 nga pika e penalltisë.

Takimet e javës së 29-të të kampionatit të Superiores do të zhvillohen në dy ditë, të premten dhe të shtunën, pasi sikurse dihet të dielën e 25 prillit në vendin tone do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Top Channel