“Mos kërce si pula”/ Antonela ‘shpërthen’ ndaj Blerimit dhe Aristelës: Ishit si dy shoqe në takim

19/04/2021 18:55

Antonela ka reaguar me tone të ashpra ndaj Aristelës dhe Blerimit, të cilët kanë pasur takimin e tyre të parë me njëri-tjetrin.

Antonela ka kërkuar fjalën duke i thënë Aristelës “mos kërce si pula”, ndërsa i ka cilësuar si dy shoqe në takim dhe i ka thënë Blerimit se është fals.

Antonela: Kjo i bie që janë tallur me ne të dy.

Aristela: Po jo moj.

Antonela: Po prit moj mos kërce si pula.

Aristela: Jo, nuk kërcej unë.

Antonela: Ty Blerim kurrë nuk të kam besuar se e tregove veten, je mashtrues dhe me qëllim nuk të zgjodha në takim se e dija që do shoh ndonjë falsitet tëndin. Tha vetëm në takim që kam dashur të dal në takim me ty dhe kam pritur e prandaj kam dalë me tjetrën. Ishit si dy shoqe në takim.

Aristela: Hera e parë dhe e fundit që më thua kërcen si pula.

Top Channel