Liverpooli nuk përfiton nga hapi fals i West Ham duke qëndruar në vendnumëro për objektivin Champions, gjithmonë nëse Superliga Europiane nuk do të vihet në skenë që në këtë sezon.

Në Elland Road përballë Leeds United, një gol i qëndërmbrojtësit Diego Llorente në minutën e 87 i dha një pikë skuadrës së Marcelo Bielsas dhe i hoqi mundësinë skuadrës së Klopp për të marrë maksimumin në këtë transfertë të vështirë.

Goli i Mane pas asistit të Alexander-Arnold pas gjysmë ore lojë nuk i mjaftoi Liverpoolit që pas 32 ndeshjesh numëron 53 pikë dhe pozicionohet në vendin e 6-të të Premier League.

Top Channel