Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit
Në fillim të muajit forcat ajrore të Kazakistanit kryen manovra të gjera ushtarake për të testuar gatishmërinë e njësive speciale të ushtrisë.
Objektivi i manovrave Altyn Zhebe (Shigjeta e Artë) ishte verifikimi i gatishmërisë së forcave speciale, përmirësimi i stërvitjes në terren dhe kohës së vënies në luftim.
Manovrat përfshinin forcat ajrore dhe dislokimin e trupave nga ajri. Operacionet u kryen përgjithësisht natën, kur trupat u lëshuan me parashutë në zonat malore, të monitoruar nga mjetet ajrore pa pilot.
Në mbyllje të manovrave një avion ushtarak transporti Airbus C295M dhe një gjuajtës Sukhoi Su-27P/BM2 përdorën për uljen e tyre një rrugë pranë bazës ajrore në Mangistau, për të demonstruar aftësitë e lëvizshmërisë së forcës. Ministria e brendshme e Kazakistan publikoi video të manovrave në rrugë.
Rajoni Mangistau është pranë bazës ajrore të Aktau, në jugperëndim të vendit pranë detit Kaspik.
Top Channel